Qeni mashkull më i gjatë në botë ka ngordhur në moshën 3-vjeçare.

Kafsha u sëmur dhe nuk i mbijetoi operacionit. Pronarët Tracy dhe Roger Wolfe thanë se janë “të shkatërruar” nga humbja e qenit, që e quajtën “foshnja gjigante më e mirë”.

Kevin, një danez i madh që jetonte në Iowa, u regjistrua në Rekordet Botërore Guinness në muajin mars. Ndërsa kur qëndronte me dy këmbë, qeni arrinte në gjatësi prej 2.13 metrash.

Më 13 qershor, Guinness World Records publikoi një intervistë me Wolfes, të cilët përshkruanin se si qeni sillej në shtëpi pa pasur as idenë më të vogël për madhësinë. Pronarët zbuluan se Kevin, që mbante të njëjtin emër me protagonistin e serialit të filmave Home Alone, ishte  “i tmerruar” nga fshesa me korrent. Ai mund të hante deri në 10 gota ushqim në ditë, por nuk shëndoshej asnjëherë, edhe kur kalonte pjesën më të madhe të kohës duke dremitur.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA