![](https://top-channel.tv/wp-content/uploads/2024/07/anila-hoxha_sd-800x450.jpg)
04/07 18:27
Lojtarët e Kombëtares janë pritur me brohorima në Dyseldorf të Gjermanisë, qytetin ku do të zhvillohet përballja me Spanjën.
Ata janë takuar me mbështetësit e tyre, kanë bërë foto dhe kanë dhënë autografe.
Kombëtarja përballet nesër në orën 21:00 me Spanjën në stadiumin “Merkur Spiel-Arena” të Dyseldorfit.
Ndërkohë që konferenca zyrtare e trajnerit Silvinjo dhe kapitenit Berat Gjimishiti do të zhvillohet në stadiumin e ndeshjes, në Dyseldorf në orën 18:45.
Përballja Shqipëri-Spanjë është ndeshja e tretë e Grupit B të Euro 2024.
Top Channel