Seanca plenare në Kuvend, policia ndërmerr masa të shumta sigurie. Rrethohet i gjithë perimetri, një autobot uji vendoset pranë institucionit
22/10/2026 09:19
Pasi u anulua seanca e javës së kaluar, parlamenti pritet të mblidhet sot për herë të parë që nga nisja e protestave të dhunshme.
Policia ka ndërmarrë masa të rrepta për mbarëvajtjen e seancës plenare, duke rrethuar me gardh metalik dhe kordonë policie gjithë perimetrin përreth godinës.
Nga ana tjetër, një zjarrfikëse është futur në rrethimin e Kuvendit, teksa një autobot uji është vendosur në afërsi.
Top Channel