E ftuar në emisionin “Top Arena”, opinionistja Zhaklin Lekatari komentoi shprehjet e saj të preferuara në “Kape Primen” me Erjola Doçin.

“E kam të vështirë të besoj që të vërtetat gjenden në një libër dhe jo në shumë libra. Unë dua të zbuloj, dua të kërkoj në shumë libra dhe mund të marrë si përgjigje jo të vërteta absolute. Kjo është një ngjitje në zhvillim dhe në rritje.

Ka dy lloje mundjesh, e lirë dhe greko-romake. Mundja greko-romake është më e vështirë dhe unë mendoj se ne bëjmë këtë mundje e jo kërcim.

Mendoj që pas pandemisë, të gjithë ne kemi pësuar një krizë ose krisje të atyre strukturave që kishim përpara pandemisë. Pas atij ndryshimi, mësova t’i gëzohesh gjërave të vogla. Të jetosh në paqe me shpirtin tënd, me emocionet e tua, një gëzim që zgjohesh, një mënyrë t’i gëzohesh dashurisë të atyre që ke afër.

Mendoj se ne kur prekim fundin, ajo kultura e sotme na bën të kemi frikë nga gabimet personale. Por ndonjëherë, edhe të jesh në errësirë të bën mirë se si të rilindësh, ose të pastrosh atë që është bërë pis. Pra janë periudha reflektimi që një njeriu i bëjnë mirë. Mos kini frikë nëse mendoni se keni dështuar. Ka një tjetër sukses që do vijë prapë. Do lindi përsëri dielli”.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA