Dëgjoni se çfarë thotë Julian Alvarez: Gjëja më e mirë është transferimi….
Pjesa e dytë e ndeshjes së Kampionatit Botëror mes Francës dhe Irakut u shty për shkak të një stuhie të fuqishme të shoqëruar me rrufe, por tashmë organizatorët kanë dhënë një dritë jeshile dhe një orar zyrtar për rikthimin në fushë!
Sfida, e cila filloi të martën në mbrëmje në stadiumin “Lincoln Financial Field” në Filadelfia, u përball me rrebeshe të forta shiu pikërisht në minutat e fundit të pjesës së parë. Alarmi u dha kur u regjistrua aktivitet rrufesh vetëm pak kilometra larg impiantit sportiv, duke detyruar arbitrat të pezullojnë urgjentisht fillimin e fraksionit të dytë të lojës. Për arsye ekstreme sigurie, të gjithë tifozët e pranishëm u udhëzuan të braktisin menjëherë zonat e hapura të ulëseve në stadium.
Vendimi i fundit: Sipas përditësimeve më të fundit nga organizatorët e Kampionatit Botëror, pjesa e dytë e ndeshjes është programuar të rinisë në orën 01:00!
Megjithatë, ekziston një kusht i rreptë dhe i panegociueshëm nga protokolli i sigurisë: deri në atë orë, nuk duhet të ketë absolutisht asnjë goditje rrufeje brenda një rrezeje prej 13 kilometrash nga stadiumi. Nëse moti nuk e thyen këtë perimetër sigurie, Kylian Mbappe dhe shokët e tij të skuadrës do të zbresin sërish në fushë për të mbrojtur avantazhin e tyre 1-0.
Top Channel