‘Viking Row’ në pallatin mbretëror në Oslo, 90 mijë persona presin Haaland me shokë në kryeqytetin norvegjez(VIDEO)
Një deklaratë bombastike nga legjenda Peter Schmeichel ka ndezur një debat të fortë, pasi ai pretendon se goli historik i Lionel Messit kundër Austrisë duhej të anulohej.
Messi shënoi golin e tij të 17-të në Kampionatet Botërore, duke parakaluar Miroslav Klosen për t’u bërë golashënuesi absolut në historinë e turneut. Megjithatë, ish-portieri i Manchester United thekson se aksioni i argjentinasve nisi nga një faull i pastër.
“Nuk mendoj se ai gol duhej të njihej. Mac Allister rrëzoi me faull Xaver Schlager dhe VAR-i duhej ta kthente aksionin pas. Është një gabim i qartë i arbitrit dhe ndihem i frustruar,” deklaroi Schmeichel për “Fox Sports”.
Gjithsesi, edhe një anulim i mundshëm nuk do t’ia hiqte rekordin 38-vjeçarit argjentinas, pasi ai gjeti rrugën e rrjetës sërish në minutat shtesë. Vetë Messi u shfaq i rraskapitur pas ndeshjes, duke u shprehur: “Jam shumë i lodhur dhe po luaj me energjitë e fundit, por po e shijoj në maksimum këtë moment.”
Top Channel