Deklaratat e Dumanit se institucionet nuk denoncojnë korrupsionin, zyrtari i lartë i DASH: E gjithë qeverisja duhet të kontribuojë, SPAK po bën punë të shkëlqyer

21/06/2024 19:46

Koordinatori për Anti-Korrupsionin Global në Departamentin amerikan të Shtetit, Richard Nephew, i cili vizitoi Tiranën, vlerëson se SPAK po bën një punë të shkëlqyer në luftën kundër korrupsionit.

“Mendoj se SPAK po bën punë të shkëlqyer. Dhe sigurisht që i shohim të gjitha përpjekjet e mira që po bëhen dhe po bëjmë edhe ne përpjekjet më të mira për ta mbështetur SPAK dhe gjithçka që ai bën, por nuk mund të jetë gjithçka në shtysën kundër korrupsionit në Shqipëri”, tha ai.

Zyrtari i lartë i Departamentit të Shtetit, komentoi gjatë intervistës për Zërin e Amerikës edhe deklaratat e kreut të SPAK, Altin Dumani se institucionet shtetërore nuk po denoncojnë sa duhet rastet korruptive.

“Për të pasur sukses në luftën kundër korrupsionit, kërkohen përpjekjet e të gjithë shoqërisë dhe të gjithë qeverisjes. Prandaj mendoj se është me vend, që të gjenden mënyra të reja që të gjitha institucionet e ndryshme të qeverisë si dhe organizatat e shoqërisë civile të kontribuojnë për këto përpjekje për të ndarë ide dhe për të punuar bashkë teksa e bëjnë këtë”, tha Nephew.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA