Debat për hartën e Përrenjasit, Muzhaqi dhe Komici shmangën përgjigjen, banorët e quajtën takimin të pavlefshëm

10/09/2026 20:10

Dëgjesa publike e zhvilluar në Rrajcë për Reformën e Re Territoriale është mbyllur me tensione dhe braktisje nga ana e banorëve.

Takimi, i menduar si një tryezë konsultimi mbi të ardhmen  e Bashkisë së Përrenjasit, degradoi në debate pasi deputetët e PS refuzuan të mbajnë një qëndrim.

Gjatë takimit, banorët e Rrajcës kërkuan me ngulm nga deputetët socialistë të zonës, Bora Muzhaqi dhe Olsi Komici, që të deklaroheshin hapur pro apo kundër planit të ri territorial.

​Përballë kërkesës për të mbajtur qëndrim, deputetët  zgjodhën të shmangnin një përgjigje përfundimtare pro ose kundër. Kjo heshtje u interpretua nga të pranishmit si një përpjekje për ta kaluar takimin si një procedurë thjesht formale burokratike, pa marrë asnjë zotim politik përpara banorëve që i kanë votuar ndërsa pro tyre u rreshtuan deputetë të PD.

Të zhgënjyer nga mungesa e transparencës banorët e Rrajcës e cilësuan takimin të pavlefshëm dhe e braktisën.

 

 

Top Channel