Skoci-Zvicër ndajnë pikët në takimin e javës së dytë në Grupin A, duke mbajtur ende të hapur garën për vendin e dytë, pasi vetëm pak orë më parë pas triumfit ndaj Hungarisë, Gjermania siguroi raundin tjetër të EURO 2024.

Sfida e luajtur në “RheinEnergieStadion” u mbyll me barazimin 1-1, ndërsa rezultoi një takim shumë i luftuar.

Skocezët morën avantazhin e lojës në minutën e 13’ falë golit të shënuar nga McTominay, pas asistit të McGregor.

Zvicerianët reaguan shpejt dhe barazuan në minutën e 26’ me një super gol të Xherdan Shaqirit, i cili vendosi edhe një rekord të veçantë në këtë mbrëmje, duke u bërë i vetmi futbollist që ka shënuar të paktën një gol në tre Europianët dhe 3 Botërorët e fundit të zhvilluar.

Pas këtij momenti Zvicra pati mundësi për të marrë avantazhin me Ndoye në minutën e 33’, por gol u anulua për pozicion të parregullt.

Fraksioni i dytë rezultoi po aq i luftuar sa pjesa e parë, megjithatë nuk solli gola të tjerë. Embolo gjeti rrugën drejt rrjetës në minutën e 83’, por edhe ky gol i skuadrës së Zvicrës u anulua nga VAR për shkak të pozicionit të parregullt.

Në fund gjithçka u mbyll me rezultatin 1-1, me Skocinë që renditet në vend të tretë të Grupit A me 1 pikë, teksa Zvicra renditet në vend të dytë me 4 pikë.

Vlen të theksohet se në ndeshjen e fundit të këtij raundi Skocia do të përballet me Hungarinë teksa Zvicra me Gjermaninë.

SKOCI-ZVICËR 1-1

26’-Gooool! Super gol i Xherdan Shaqirit, barazon Zvicra. (video)

13’- Pas goditjes nga McTominay, Schar shkakton autogol, Skocia merr avantazhin. (video)

FORMACIONET ZYRTARE

SKOCIA (5-4-1): Gun; Robertson, Tierni, Hanlei, Hendri, Raiston; MekGin, MekGregor, Gilmur, MekTomini, Adams | Trajner: Stivi Klark

ZVICRA (3-4-2-1): Zomer; Shar, Akanzhi, Rodrigez; Vidmer, Xhaka, Freuler, Shaqiri; Vargas, Ebisher; Ndoje | Trajner: Murat Jakin

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA