Grida Duma në përfundimt të “Top Story-t” mbrëmjen e djeshme ka uruar Kombëtaren shqiptare dhe shprehet se i gjithë shpirti i kombëtarizimit është fokusuar tek shqiptarët që përfaqësojnë Kombëtaren.

Grida Duma: Në këto momente gjithë shpirti i kombëtarizimit dhe i zhvillimit shqiptar është fokusuar tek shqiptarët  që ndjekin Europianin dhe shqiptarët që na përfaqësojnë në Kombëtaren shqiptare të cilët janë krenari pavarësisht të gjitha komenteve, plus dhe minuseve, pritshmërive të larta. Pritshmëritë e larta është që marrin pjesë në Europian dhe suksesshëm. Është rrallë herë që Top Story është kaq rigoroz me kohën për t’ja lënë vendin Top Arenës që do të japë atë që duhet të japë në shpirtin e entuziazmit për një Shqipëri që e ndjen veten të madhe, që e ka treguar në dyert e Europës, por tashmë edhe në rrugët e Europës atje ku ka çuditur me kuqezinë e vetë dhe së paku në sasinë e vetë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA