Aksident në fshatin Mazhar të Selenicës, automjeti del nga rruga dhe bie nga një lartësi të madhe, humb jetën shoferi

12/09/2026 10:08

Aksident i rëndë në fshatin Mazhar të Sevasterit, Bashkia Selenicë.

Një automjet ka dalë nga rruga dhe ka rënë nga një lartësi e konsiderueshme në prua.

Për pasojë, drejtuesi i mjetit, banor i zonës, ka humbur jetën.

Në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet përkatëse, ndërsa vijojnë hetimet për zbardhjen e rrethanave dhe shkaqeve të aksidentit.

Top Channel