Ndonëse Wout Weghorst i dha Holandës një fitore të vonuar ndaj Polonisë (2-1), ka nga ata që nuk janë aspak të kënaqur me golin e pësuar në fillim të ndeshjes debutuese në Grupin D të Kampionatit Evropian në Gjermani.
Goli i shënuar nga Adam Buska u komentua menjëherë pas ndeshjes nga kapiteni i “Tulipanëve”, Virgil van Dijk, i cili nuk ishte i kënaqur me mënyrën se si u mbrojt Holanda në atë rast: “Në golin e 1-0 ai (sulmuesi polak) ka një linjë të lirë vrapimi, duhet t’i kushtojmë vëmendje kësaj”.
Mbrojtësi i Liverpoolit më pas tha se ishte i lumtur me marrjen e tri pikëve: “Detyra ishte të fitonim ndeshjen e parë me çdo kusht dhe ne ia dolëm”.
Nuk kanë munguar komplimentet për autorin e golit të fitores, Weghorst:
“Wout ka shumë cilësi dhe është një hallkë e rëndësishme në grup, e tregoi edhe sot. Të gjithë duhet të jenë gjithmonë të gatshëm për të ndërhyrë. Besoj se kemi treguar edhe një herë se zëvendësuesit mund të bëjnë ndryshimin”. /Supersport
Top Channel