Një zjarr masiv përfshiu këtë pasdite tregun e rrobave të përdorura në Shkodër.

Flakët që shkrumbuan të gjithë tregun, përfshinë edhe një banesë aty pranë, ndërsa mund të djegin edhe shtëpi të tjera në zonë, duke rrezikuar jetën e banorëve.

Vetë qytetarët, kanë ndërhyrë mes flakëve dhe shtëllungave të mëdha të tymit, për të shpëtuar njëri-tjetrin nga zjarri shkatërrimtar, ndërsa forcat zjarrfikëse, që mbërritën menjëherë në vendngjarje po punojnë për neutralizimin e flakëve.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA