E mitura denoncon babain për abuzim seksual, nis hetimi në Pejë/ Zëdhënësi i prokurorisë për “Shqipëria Live”: 13-vjeçarja është marrë në mbrojtje, janë sekuestruar telefonat 05/11 17:53
Kryeministri Rama vijoi sot në Berat takimet informuese në kuadër të konsultimit publik për reformën administrative territoriale, duke u ndalur te ndikimi i riorganizimit të njësive vendore në ofrimin e shërbimeve për qytetarët.
Kryeministri theksoi se ky riorganizim nuk cenon ofrimin e shërbimeve në Poliçan, Dimal dhe njësitë e tjera, por synon një administrim më efikas dhe krijimin e mundësive më të mëdha për zhvillim dhe investime në territor.
“Sot në Berat, ku kokëfortësia kolektive e Poliçanit dhe këmbëngulja e disa zonjave të mirëpërgatitura të Dimalit, i dhanë diskutimit shijen e një ballafaqimi të posaçëm”, shkruan Rama.
Top Channel