EMRI/ Plagoset punonjësi i bashkisë së Shkodrës, 49-vjeçari përfundon në spital pasi u godit me sende të forta

13/06/2024 12:15

Punonjësi i bashkisë së Shkodrës, Ermal Dizdari përfundoi në spital pasi u godit me sende të forta.

Sipas policisë, rreth orës 09:00, në lagjen “Salo Halili”, dyshohet se gjatë një konflikti, ka pësuar dëmtime fizike nga goditja me sende të forta, shtetasi 49-vjeçari, i cili po merr ndihmë mjekësore në Spitalin Rajonal Shkodër.

Shërbimet e Policisë kanë shkuar menjëherë në vendngjarje dhe vijojnë kontrollet për kapjen e autorit, ndërsa grupi hetimor, në drejtimin e Prokurorisë, po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA