Apeli i GJKKO lë në fuqi konfiskimin e pasurive të trafikantit shqiptar të shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Interpoli, Eldi Dizdari.
Dizdari, i cili njihet edhe me emrin Denis Matoshi, rezulton të jetë të shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Interpol Roma/Itali, pasi Gjykata e Firences ka caktuar ndaj tij, masën e sigurisë “Arrest me burg”, për kryerjen e veprës penale “Organizatë kriminale me qëllim trafikimin e narkotikëve në sasi të mëdha”.
Kush është Eldi Dizdari?
Eldi Dizdari është i përfshirë në vrasjen e 4 tetorit në ish-Bllok në vitin 2018-ën dhe është një nga të arrestuarit e operacionit të madh antidrogë të zhvilluar në Itali.
Ai më pas është kapur në Dubai në vitin 2020 me bashkëpunimin e Policive të disa shteteve europiane.
Dizdari është shpallur në kërkim që prej tetorit 2018, pas ngjarjes së ndodhur në ish-Bllok, ku u plagosën disa persona dhe mbeti i vdekur Fabiol Gaxha, teksa dyshohet se është edhe personi që ka porositur 613 kg kokainë, të kapur në konteinerët me banane të Arbër Çekajt në Portin e Durrësit.
Dizdari njihet për rolin e tij në trafikun e kokainës.Mësohet se një kartel shqiptar i trafikut ndërkombëtar të drogës u shkatërrua në Firence të Italisë dhe një prej bashkëpuntorëve ishte edhe Eldi Dizdari, që fshihej në Dubai pasi ishte në kërkim nga shteti shqiptar.
Njoftimi i plotë i SPAK
Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, bazuar në ligjin Nr.10 192, datë 03.12.2009, i ndryshuar, “Për parandalimin dhe goditjen e krimit të organizuar, trafikimit dhe korrupsionit nëpërmjet masave parandaluese kundër pasurisë”, ka paraqitur para Gjykatës së Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, kërkesën për konfiskimin e pasurive të subjektit Denis Matoshi (Eldi Dizdari), i cili rezulton të jetë të shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Interpol Roma/Itali, pasi Gjykata e Firences/Itali me Vendimin nr. 9065/15 RGNR 56909/19 RG GIP, datë 25.11.2019, ka caktuar ndaj tij, masën e sigurisë “Arrest me burg”, për kryerjen e veprës penale “Organizatë kriminale me qëllim trafikimin e narkotikëve në sasi të mëdha”, parashikuar nga legjislacioni penal i Republikës së Italisë. Sipas të dhënave të dërguara nga letërporosia italiane rezulton se, organizata kriminale në të cilën bën pjesë shtetasi Denis Matoshi, nga viti 2015 e në vazhdim, ka trafikuar në disa raste kokainë.
Në përfundim të gjykimit, Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, me Vendimin nr.34, datë 22.12.2023, ka vendosur ndër të tjera, konfiskimin dhe kalimin në favor të shtetit, të pasurive si më poshtë:
Gjykata e Posaçme e Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, me vendimin nr.100, datë 29.05.2024, ka vendosur:
– Lënien në fuqi të vendimit nr. 34, datë 22.12.2023, të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar.
Top Channel