23/11 20:33
Një deklaratë e bujshme nga Carlo Ancelotti tronditi botën e futbollit, me teknikun Italian që u shpreh se Reali i Madridit nuk do të luajë në Botërorin e Klubeve që do të zhvillohet në vitin 2025.
Gjithsesi ka qenë vetë italiani, i cili ka bërë “mea culpa” duke u shprehur se fjalët e tij janë interpretuar gabim nga mediat.
“Në intervistën time për ‘Il Giornale’, fjalët e mia për Botërorin e Klubeve nuk janë interpretuar siç duhet:, tha Ancelotti.
Për këtë deklaratë ka reaguar dhe vetë klubi “Los Blancos”, duke thënë: “Nuk ka pasur kurrë dyshime, ne do të jemi në Kupën e Botës dhe jemi krenarë që luftojmë për të fituar trofe për fansat tanë”.
Top Channel