Çifti që jeton në xhungël larg civilizimit prej 50 vjetësh, thonë se nuk kanë TV apo Google (foto-video)

08/06/2024 18:08

Një çift që jetojnë ‘jashtë sistemi’ dhe kane ndërtuar banesën e tyre në pyll, thonë se nuk kanë pasur televizion që prej viteve 1980 dhe se “i shmangen përdorimit të Google me sa munden”.

Çifti i martuar kanë ndarë me publikun kohët e fundit sesi mund të jetohet në xhungël për gjithë këtë kohë dhe shprehen të habitur që mësuan për vdekjen e Michael Jackson.

Dano e Robin ndërtuan vetë shtëpinë e tyre me dërrasa  në luginën Waialua, Molokai, ne Hawaii, prej fundit të viteve 1970-të.

Ata banojnë 30 km larg qytezës më të afërt, larg dritave të semaforëve apo qendrave tregtare. Gjatë kalimit të dekadave ata e kanë rafinuar qasjen e tyre për këtë stil jetese dhe duket se nuk kanë parë më kurrë prapa.

Dyshja kanë rritur katër fëmijët e tyre në xhungël, ushqehen me bimë e kafshë të cilat i gjejnë dhe i transportojnë në shtëpi me karrocën e tyre.

Ata mbledhin vetë kokrrat e kakaos, vrasin drerë dhe shërojnë veten e tyre me barërat e pyllit, teksa çdo gjë që përdorin është e krijuar me material natyral të gjetur në rreth një hektar toke rrotull shtëpisë së tyre.

Producenti amerikan Peter Santenello, i cili ka 2.95 milionë të abonuar në kanalin e tij në YouTube, kohët e fundit kaloi një ditë të zakonshme me çiftin, teksa Dano i tha:

“Nuk e kuptoja çfarë lloj ekzistence do të ishte nganjëherë shikoja Robin e i thoja: ‘Nuk kam takuar asnjë qenie njerëzore në disa javë dhe nuk më bën përshtypje fare’”.

Dano është nga San Diego në SHBA dhe është njohur me Robin kur ai vendosi të dilte në xhunglën e Hawai. Robin kishte kohë që jetonte aty larg civilizimit me bijën e saj dy vjeçare nga një martesë e mëparshme.

Ajo kishte parë Dano që dilte në zonë dhe ai u interesua në jetën e saj kur mësoi se ajo mbante dhi.

“Unë shkoja aty e i thoja, ‘Robin, më jep pak qumësht dhie për kafen të lutem?’ Ky ishte stili im me të,” shpjegon Dano. Prej atëherë çifti kanë qenë bashkë dhe kanë rritur katër fëmijë së bashku.

Ata shpjegojnë se bijat e tyre e kanë shijuar rritjen e tyre në natyrë dhe kanë mësuar shumë aftësi mbijetese, por në shkollë janë bullizuar prej stilit të tyre ndryshe të jetesës.

Tashmë një nga bijat e tyre zoteron shtëpinë e saj në Zelandën e Re, ndërsa një tjetër ka një apartament në Portland, SHBA. Por të gjithë fëmijët rregullojnë vetë instalimet e shtëpisë dhe rrisin perimet e tyre, pasi e kane mësuar nga prindërit e tyre.

Duke folur për herën e fundit kur dëgjoi për kulturën muzikore, Dano tha: “Ishim një ditë në ishullin Maui dhe dërguam që Michael Jackson kishte vdekur. Atë unë e mbaja mend”.

Në video e shpërndarë në YouTube, qindra njerëz jepnin mendimet e tyre për eksperiencën.

“Kjo do të ishte dhe realizimi endrrës së jetës time,” shkruante një prej përdoruesve. Ndërsa një tjetër tha: “Unë jetoj në qytet dhe i rris vetë perimet e mia”.

Një tjetër pranonte: “Bo po bëhet çdo ditë e më e çmendur dhe në moshën 60 vjeçare unë nuk do të dija si të ushqej familjen nëse mbarohet ushqimi në market”./DailyStar/

FOTO GALERI
4/5
Dyshja kanë rritur katër fëmijët e tyre në xhungël, ushqehen me bimë e kafshë të cilat i gjejnë dhe i transportojnë në shtëpi me karrocën e tyre.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA