Kryeministri britanik Rishi Sunak kërkoi falje për largimin e papritur nga Normandia të enjten, ku ndodhej së bashku me liderë të tjerë botërorë për të përkujtuar 80-vjetorin e zbarkimit të forcave aleate, në atë që në histori njihet si Dita D.

Në media, pati raporte se Sunak ishte larguar përpara se krerët botërorë të mblidheshin në Omaha Beach, ndërsa më vonë doli se ai kishte marrë pjesë në një intervistë televizive. Duke shkruar në mediat sociale, Sunak tha “ishte një gabim që nuk qëndroi më gjatë në Francë dhe për këtë kërkoi falje”.

Kundërshtarët laburistë ndërkohë nuk ia kursyen sulmet, duke e akuzuar menjëherë për “shpërdorim detyre”. Për të shënuar këtë përvjetor të rëndësishëm, në Francë mbërriti të mërkurën dhe Presidenti i Shteteve të Bashkuara Joe Biden. Biden synon ta shfrytëzojë këtë vizitë për të theksuar nevojën e një aleancë të fortë transatlantike përballë agresionit rus në Ukrainë.

Ai ka në axhendë takime me kreun e shtetit ukrainas, Volodimir Zelensky, i cili është ftuar në ceremonitë që kujtojnë betejën vendimtare që çoi në fundin e Luftës së Dytë Botërore, si dhe me veteranë amerikanë, pjesëmarrës në sulmin për të marrë nën kontroll plazhet në Normandi në vitin 1944, e pohuar kjo nga këshilltari i sigurisë kombëtare, Jake Sullivan.

Biden u shpreh gjatë shënimit të përvjetorit të Ditës D, se bota e lirë është me Ukrainën dhe se nuk do të dorëzohet para agresionit rus, duke hequr paralele me luftën e aleatëve për ta çliruar Evropën nga Gjermania naziste në Luftën e Dytë Botërore.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA