Sulm me thikë në Londër, plagosen katër persona, policia bllokon rrugët për të kapur autorin
Kanadaja do t’i ofrojë Ukrainës një “paketë shumë të rëndësishme në fushën e mbrojtjes ajrore”, si dhe mbështetje për industrinë e saj të energjisë, tha sot Presidenti Volodymyr Zelensky, përpara një takimi me Kryeministrin kanadez Mark Carney.
Kanadaja, një nga mbrojtëset më të zjarrta të Ukrainës, ka premtuar një total prej 25.5 miliardë dollarësh kanadezë në ndihmë që kur Rusia pushtoi Ukrainën në shkurt 2022, duke përfshirë 8.5 miliardë dollarë kanadezë në ndihmë ushtarake.
Kievi po përballet me një mungesë të madhe të raketave Patriot të prodhuara në SHBA, të afta për të kapur raketat balistike të Rusisë, në një kohë kur Moska po rrit sulmet e saj.
Arrived in Canada.
Canada has been and remains one of our closest partners. We value all the support from Canadians and the decisions that help Ukraine stand strong and protect our people.
Important meetings and agreements are planned that will shape our cooperation and… pic.twitter.com/i1d9CQIOrH
— Volodymyr Zelenskyy / Володимир Зеленський (@ZelenskyyUa) September 10, 2026
“Kjo është një paketë shumë e rëndësishme në fushën e mbrojtjes ajrore. Është jetike”, u tha Zelensky gazetarëve. Ai nuk dha detaje rreth paketës ose çfarë do të bënte Kanadaja për të mbështetur industrinë e energjisë.
Në komentet e tij për gazetarët, Carney premtoi se Kanadaja do t’i ofronte Kievit më shumë ndihmë për ta ndihmuar atë të zmbrapsë sulmet ruse, si dhe të mbështeste përpjekjet e saj për t’u bashkuar me NATO-n dhe Bashkimin Evropian.
Me mbërritjen e tij në Kanada, Zelensky kishte thënë se mbështetja e sistemeve të mbrojtjes ajrore të Ukrainës dhe përgatitja për dimër do të ishin fokusi kryesor i vizitës së tij.
Top Channel