Ajo duket si një fortesë e gdhendur në shkëmbinj, me themelet në fund të humnerës, të punuara vetëm nga guri.
Gurët e urës së Ronda besohet se janë nxjerrë nga fundi vetë kenionit 100 metra të thellë, në zonën malore rreth 750 m mbi nivelin e detit.
Nën të dhe nën qytet rrjedh lumi Guadalevin duke e ndarë vendin në dy pjesë, të lidhura nga ura spektakolare e stilit te vjeter.
Qyteti Ronda besohet se është themeluar nga banorë keltë në shekullin e 6-të p.e.s. dhe më vonë është përdorur nga romakët si një fortesë, gjatë sundimit të Jul Çezarit.
Vendi ka qenë pjesë e mbretërisë Visigoth deri në vitin 713, kur u vu nën kontrollin e pushtuesve arabe të Spanjës te cilët e quajten Izn-Rand Onda (qyteti i keshtjellës) dhe u bë kryeqyteti provincës Takurunna.
Ura e magjishme e Ronda besohet se është ndërtuar në shekullin e 18-të me një mjeshtëri që shumë arkitektë nuk arrijnë të shpjegojnë dhe sot.
Turistë të shumtë vijnë këtu për të admiruar pamjet e kenionit dhe arkitekturës ne stil romantik, gotik e islamik, shtëpitë e bardha, muzeumet e restorantet e kuzhinës vendase, që gjithashtu reflekton diversitetin dhe pasurinë historike të vendit të Andaluzisë.
Top Channel