Kryeministrja italiane, Giorgia Meloni përsëriti se sulmet për marrëveshjen e emigrantëve janë politike dhe kanë si qëllim që të godasin qeverinë italiane, jo popullin shqiptar.
E pyetur nga gazetari i Top Channel; Muhamed Veliu gjatë konferencës s përbashkët me Ramën se cili është burimi i baltës së hedhur ndaj qeverisë shqiptare dhe kreut të saj, Meloni tha se në të ardhmen do të jetë më e kujdesshme, pasi nuk mund të lejojë të rrezikohen marrëdhëniet e fqinjësisë.
Gazetari Muhamed Veliu: Cili është burimi i baltës hedhur ndaj Shqipërisë dhe kryeministrit Edi Rama, sulm i orkestruar nga opozita e vendit tuaj apo kemi të bëjmë me tekë gazetareske.
Kryeministrja Georgia Meloni: Unë mendoj se arsyeja e vërtetë nuk është të sulmohet qeveria dhe populli shqiptar. Janë qëndrimet e ligjshme të ndryshme që janë armiqësore ndaj qeverisë italiane që luajmë duke shpalosur qëndrimin e tyre. Për të dëmtuar qeverinë italianë, është sulmuar dhe një partner ndërkombëtar.
E gjitha kjo është pjesë e përbaltjes që i bëhet qeverisë italiane, këtu rrezikojmë ti shkaktojmë dëm të gjithë vendit. Sigurisht që është e ligjshme, shtypi italian ka bërë zgjedhje të saj, unë shpreh gatishmëri ta hedhim poshtë këtë përbaltje dhe që premtoj që në të ardhmen do jemi më të vëmendshëm ndaj të gjitha marrëveshjeve që realizojmë.
S’mund të rrezikojmë edhe të komprometojmë marrëdhëniet e fqinjësisë. Këtë e kam bërë kur isha opozitë, por nuk e shoh ta bëjnë për tjerët.
Top Channel