Ukraina nuk do të avancojë këtë vit në rrugën e saj e anëtarësimit në NATO: gazeta e njohur britanike The Telegraph citon burime të saj të pohojnë se presidenti Volodymyr Zelensky është paralajmëruar të mos i kërkojë anëtarëve të aleancës këtë vit mbështetje për pranimin e vendit të tij.
Ukrainës nuk do t’i ofrohet asgjë në samitin e NATO-s në Uashington, që do të zhvillohet nga 9 deri më 11 korrik, e do t’i mundësonte vendit të ecë përpara në rrugën e anëtarësimit, thotë Telegraph. Arsyeja është se disa vende të aleancës veri-atlantike druhen se një ftesë anëtarësimi për Ukrainën mund t`i cojë në kurs të drejtpërdrejtë përplasjeje me Rusinë.
“Gjermania dhe SHBA “janë shumë skeptike për ta çuar Ukrainën më tej në rrugën drejt anëtarësimit të plotë në NATO këtë vit”, shprehet burimi që ka dijeni mbi bindjet e administratës Biden lidhur me këtë çështje.
Sipas tij SHBA-ja ndoshta nuk është aq e shqetësuar sa Gjermania, por ka një shqetësim në përgjithësi prej kërcënimit rus për pjesën tjetër të organizatës. Sipas Telegraph, Washingtoni dhe Berlini e kanë paralajmëruar me forcë Kievin të mos insistojë për një afat kohor të caktuar për anëtarësimin në NATO.
Për këtë arsye, Zelenskyt me sa duket i është bërë e qartë të mos ushtrojë presion mbi aleatë të caktuar që të përsërisin përkrahjen e tyre për një afat kohor të qartë për pranimin e Ukrainës. Vendimi me gjasë do ta zemërojë Zelenksyn, i cili është njoftuar nga homologët të mos kërkojë “të pamundurën” nga aleanca.
Top Channel