Akuzohet për sulm ndaj një producentit, këngëtari Chris Brown del para gjykatës pas lirimit me kusht Sportisti amerikan, Brandon McManus, po përballet me akuza për abuzim seksual.
Dy stjuardesa kanë deklaruar se gjatë fluturimit në Florida për në Londër vitin e kaluar (28 shtator 2023), lojtari i NFL, i ka ngacmuar seksualisht.
Njëra prej tyre pretendoi se McManus u përpoq ta puthte, ndërsa ajo ishte ulur gjatë një turbulence.
Në një deklaratë për BBC, avokati i lojtarit, Brett Gallaway i quajti akuzat “absolutisht të rreme”.
Ndër të tjera ai pretendoi se ishin bërë për “të shpifur dhe përçmuar një lojtar të talentuar dhe të respektuar të NFL”. Ai e quajti padinë “një tentativë zhvatjeje”.
Një zëdhënës i Komandantëve raportoi se autoritetet u njoftuan për padinë një ditë më parë.
“Ne i marrim shumë seriozisht akuzat e kësaj natyre dhe po e shqyrtojmë këtë çështje. Ne kemi qenë në komunikim me Zyrën e Ligës dhe përfaqësinë e Brandon dhe do të rezervojmë komente të mëtejshme në këtë moment”.
Top Channel