Lajmi që qarkullon prej ditësh, tashmë është zyrtar: Tirana ka njoftuar ndërprerë bashkëpunimin me Erbim Fagun, në përfundim të një sezoni zhgënjyer, i mbyllur jashtë “Final Four”, por me “dhuratën” e marrë nga Egnatia, që mposhti në finalen e Kupës Kukësin (Tirana merr pjesë në Conference League).
Bashkë me Fagun mbyll bashkëpunimin me Tiranën edhe Endri Vrapi, që ishte pjesë e stafit.
Njoftimi i Tiranës:
“FALEMINDERIT ERBIM FAGU 🤝
KF Tirana njofton se ka mbyllur me konsensus bashkëpunimin me trajnerin Erbim Fagu. Klubi i Futbollit Tirana shpreh mirënjohjen e pamatë për teknikun, mbi kontributin e madh që trajneri Fagu ka dhënë gjatë gjithë rrugëtimit si bardheblu dhe njëkohësisht i uron suksese në vazhdimësi.
Faleminderit Erbim për emocionet dhe punën tënde të palodhur! Gjithmonë një vend mes nesh!
FALEMINDERIT ENDRI VRAPI 🤝
KF Tirana njofton se zv. trajneri Endri Vrapi dhe klubi vendosën me konsensus për të ndërprerë bashkëpunimin.
Vrapi u bashkua me Tiranën gjatë këtij sezoni, duke qenë ndihmës trajner, teksa klubi e falënderon për punën dhe kontributin me ngjyrat bardh’ e blu, duke i uruar njëkohësisht suksese në karrierën e tij.”
Top Channel