Vrasje, plagosje dhe trafikim droge, tre të ekstraduar nga Italia, Emiratet e Bashkuara dhe Belgjika! Balla: Drejtësia vonon por nuk harron!

22/05/2024 12:16

Ministri Balla ka bërë një reagim pas ekstradimit të tre shqiptarëve nga Italia, Emiratet e Bashkuara dhe Belgjika, ku shprehet se “drejtësia vonon, por nuk harron”.

Sipas Ballës gjatë natës është ekstraduar një shqiptar nga Italia i cili është i dënuar për vrasje para 30 viteve më parë. Ai u ekstradua në Shqipëri për të vuajtur dënimin e merituar. Gjithashtu ai përmendi dhe ekstradimin e Hajdar Bako alias Hajdar Copja alias Hajdar Hysa, 40 vjeç nga Emiratet e Bashkuara, pasi është i dënuar me 4 vjet burgim, për veprën penale “Plagosja e rëndë me dashje”. Një tjetër shqiptar i ekstraduar nga Belgjika është shtetasi A. G., 39 vjeç pasi Gjykata e Fierit, më datë 15.10.2022, i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Kultivimi i bimëve narkotike”.

“Arratia nga përballja me drejtësinë dhe vuajtja e dënimit po merr përgjigjen e duhur çdo ditë. Drejtësia vonon, por nuk harron. Një person i dënuar për vrasjen e shtetasve me shumë se 30 vite më parë, u ndalua në Itali dhe u ekstradua gjatë natës në Shqipëri për vuajtjen e dënimit. Gjithashtu operacionet për gjurmimin, lokalizimin dhe kapjen e personave të shpallur në kërkim ndërkombëtar, me qëllim ekstradimin nga vendet respektive kanë vijuar në shumë vende të tjera. Fal shkëmbimit në kohë të informacionit mes Interpol Tiranës dhe njësive homologe, si dhe angazhimit maksimal të Policisë së Shtetit, dy operacione me Emiratet e Bashkuara Arabe dhe Belgjikë çuan në ndalimin e dy të kërkuarve nga drejtësia shqiptare për krime kundër personit dhe për kultivim\trafikim të lëndëve narkotike”, shprehet Balla.

54-vjeçari që u ekstradua nga Italia, akuzohet për vrasje të trefishtë në vitin 1993 në Torovicë. Ai hyri dhe qëndroi ilegalisht në Itali me dokumente false, ndërkohë që kërkohej nga autoritetet në Shqipëri për vrasje të trefishtë.

Hyri dhe qëndroi ilegalisht në Itali, me dokumente false, ndërkohë që kërkohej nga autoritetet në Shqipëri, për vrasje të trefishtë, në vitin 1993, në Torovicë, ekstradohet 54-vjeçari.

Kolegji Penal i Gjykatës së Lartë e ka dënuar Bardh Lula alias Bardhyl Luli me 25 vjet burgim, pasi më datë 12.06.1993, në vendin e quajtur “Kroi i Denicës”, Torovicë, ka vrarë 3 shtetas.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA