GJKKO ka vendosur të lërë në burg katër prej të arrestuarve nga megaoperacioni i SPAK, i realizuar pak ditë më parë.

Në burg janë lënë Besian Xhixha, Enver Diva, Gjergj Sukali dhe Albert Zaja. Teksa pritej që seanca për marrjen në pyetje të bëhej në orën 10:00 edhe për Emiljano Shullazin, është bërë një shtyrje. Seanca e tij do të bëhet në orën 14:00 të ditës së sotme.

“Gjykata me vendimin nr 51 dt. 20.05.2024 vendosi vijimin e masës së sigurimit arrest në burg për 4 të arrestuar. Ndërkohë, në orën 14:00 do zhvillohet seanca për marrjen në pyetje të një ndër të arrestuarve”, thuhet në njoftim.

U planifikua që paraditen e sotme të mbahej seanca gjyqësore për pesë prej 14 personave të arrestuar në bazë të megaoperacionit të SPAK, ku u goditën 7 grupe kriminale.

Një ditë më parë GJKKO vendosi të lënë në burg, Naim Stafuka, Armando Ndreca, Robert Laçi, Viktor Imeraj, Satilno Basho, Deivis Bajramaj, Drianto Bardhi, Miri Bruli dhe Blerim Abazi.

Në materialet e SPAK, kanë dalë bisedat mes të arrestuarave që u përkasin grupeve kriminale ku flasin dhe dakordësohen për ngjarje kriminale. Përgjimet janë ndarë në 20 fashikuj.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA