“Udhëtim ripërtëritjeje”, Berisha kthehet nga SHBA, flet për takimin me diasporën: I gjeta më të fortë, u ktheva 35 vite pas
Kryeministri Edi Rama ka ndarë në Facebook pamje nga për takimin informues mbi Reformën Trritoriale për bashkitë në Qarkun Gjirokastër:
Rama e zhvilloi sot takimin, ku u diskutua për një organizim më funksional të qeverisjes vendore dhe përfaqësim më të drejtpërdrejtë të qyteteve në këshillat bashkiakë.
Kryeministri theksoi nevojën për riorganizimin e njësive administrative dhe për një përqendrim më racional të funksioneve në nivel vendor.
“Qëllimi është për të pasur një përqendrim më racional të disa funksioneve që nuk i bëjnë dot bashkitë e vogla, edhe të mëdhatë i kanë të vështirë. Ndryshe nga sot, çdo qytet do të drejtohet nga drejtuesi i qytetit, që do të jetë dhe nënkryetar i bashkisë. Do të ketë përfaqësuesit e vet në këshillin bashkiak, do të ndahet këshilli me kuota. Jam shumë dakord që njësitë administrative sot nuk funksionojnë si duhet, nuk bëjnë atë që duhet të bëjnë, që janë të parët që duhet ta bëjnë”, u shpreh Rama gjatë takimit.
“Gjirokastër, diskutim pa media për bashkimet e Libohovës – Gjirokastër, Memaliaj – Tepelenë, Këlcyrë – Përmet, në funksion të fuqizimit ekonomik e social të komuniteteve dhe racionalizimit të burimeve njerëzore në rrafshin vendor, si edhe përgatitjes për punën me fondet e anëtarësimit në BE”, shkruan Rama bashkangjitur pamjeve.
Top Channel