Situata me zjarret në vend/ Gramshi më pak vatra këtë vit, kundërzjarri rezulton efikas
Një godinë dy katëshe ku prodhohej lëndë narkotike është zbuluar brenda një ish-dyqani të rrjetit BHS në qendër të Slough të Anglisë, ku policia gjeti më shumë se 1,700 bimë kanabisi.
“ESN Report” njofton se vlera e drogës së prodhuar nga impianti është përllogaritur në rreth 1.3 milionë paund në tregun me pakicë.
Policia ndërhyri në ambientet e ish-dyqanit më 28 janar 2026, pas dyshimeve se ndërtesa e lënë bosh prej vitesh po përdorej për kultivimin e kanabisit.

Gjatë operacionit, oficerët arrestuan brenda fabrikës Ajet Begun, 40 vjeç, nga Palmers Green në Londër, dhe Aryan Turya, 27 vjeç, pa vendbanim të përhershëm.
Në ambientet e ndërtesës u gjetën më shumë se 1,700 bimë kanabisi, në faza të ndryshme të rritjes. Sipas përllogaritjeve të policisë, bimët mund të prodhonin rreth 150 kilogramë kanabis.

Vlera e drogës u përllogarit në 1,288,020 paund në tregun me pakicë, ndërsa në tregun e shumicës vlera arrinte rreth 525,000 paund.
Dy të arrestuarit pranuan fajësinë për veprën penale të prodhimit të një droge të kontrolluar të Kategorisë B. Ata u dënuan më 21 gusht 2026, në Gjykatën e Kurorës në Reading, me nga një vit e dy muaj burgim.

“ESN Report” raporton se hetimet vijojnë për të përcaktuar nëse fabrika kishte lidhje me rrjete më të gjera të krimit të organizuar.
Ndërtesa kishte mbetur bosh që prej vitit 2016, kur rrjeti BHS mbylli dyqanet e tij. Zbulimi ka rikthyer vëmendjen te përdorimi i ambienteve tregtare të braktisura nga grupet kriminale, veçanërisht në zona urbane dhe në rrugë kryesore ku aktiviteti i paligjshëm mund të fshihet pas një fasade të zakonshme.
Top Channel