Specialistët e Kadastrës “zbarkojnë” në Piqeras, në lupë evidentimi i regjistrit kadastral

12/09/2026 17:37

Agjencia Shtetërore e Kadastrës vijon procesin e përmirësimit të regjistrit kadastral dhe saktësimit të hartave në territorin e Bashkisë Himarë, u ndal sot në fshatin Piqeras.

Procesi synon përmirësimin e të dhënave kadastrale dhe krijimin e një pasqyre sa më të saktë të pasurive të paluajtshme, përmes evidentimit dhe korrigjimit të të dhënave në regjistrin kadastral dhe hartat përkatëse.

Për këtë proces, ASHK kërkon bashkëpunimin me banorët e zonës, për identifikimin e saktë të pasurive, verifikimin e të dhënave dhe plotësimin e informacionit të nevojshëm për një proces sa më të plotë dhe të besueshëm.

Ndërkohë në fillim të kësaj jave, Agjencia Shtetërore e Kadastrës nisi evidentimin derë më derë të shtëpive pa dokumentacion pronësie. Procesi nisi fillimisht me fshatin Palasë, për t’u shtrirë më pas në të gjitha zonat e tjera rurale dhe urbane të vendit.

Top Channel