Specialistët e Kadastrës “zbarkojnë” në Piqeras, në lupë evidentimi i regjistrit kadastral Baki Goxhaj, i cili së bashku me disa persona të tjerë po priste përfundimin e takimit të kryeministrit Edi Rama me strukturat socialiste në Vlorë, me qëllim protestimin është shoqëruar nga policia së bashku me tre persona të tjerë.
Goxhaj, i njohur si protestues pro Palestinës, është një prej personave organizatorë të protestës që prej më shumë se 100 ditësh vijon në Tiranë kundër qeverisë.
Siç bën me dije korrespondenti i Top Channel në Vlorë, Mikel Marsi, bashkëshortja e tij, Eriselda Goxhaj, ka reaguar ndaj veprimit të policisë dhe ka kundërshtuar shoqërimin e bashkëshortit të saj në polici.
Baki Goxhaj dhe personat e tjerë kishin qëndruar pranë Pallatit të Kulturës në Vlorë, ku po zhvillohej takimi i Ramës, ndërsa synonin të protestonin pas përfundimit të tij.
Top Channel