Megaoperacioni i SPAK/ Arrestohen në Itali dhe Spanjë dy shqiptarët që dyshohen si të përfshirë në një ngjarje kriminale (EMRAT)

17/05/2024 20:42

Dy shqiptarë të shpallur në kërkim me kod të kuq nga Interpoli janë arrestuar në Itali dhe Spanjë në kuadër të operacionit të SPAK.

Arjan Tuku u arrestua në Itali ndërsa Denis Meta në Spanjë. Të dy këta persona dyshohet se janë përfshirë në ngjarje kriminale.

Emrat e tyre janë në listën e 48 urdhër-arresteve të lëshuara nga SPAK për megaoperacionin ku janë zbardhur mesazhe të grupeve kriminale në aplikacionin “SKY ECC”.

Vetë ministri i Brendshëm, Taulant Balla bëri me dije se megaoperacioni me arrestimet e anëtarëve të grupeve kriminale shtrihet edhe në Spanjë dhe Itali.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA