Zjarr në Llaman të Himarës, flakët favorizohen nga era. Forcat zjarrfikëse në vendngjarje Një 26-vjeçar është arrestuar në Mamurras, pasi dyshohet se merrej me shitjen e lëndëve narkotike.
Operacioni antidrogë i koduar “Target 4” u finalizua pas dy muajsh hetime me metoda proaktive, ndërsa në një objekt të improvizuar në hyrje të qytetit u gjetën të fshehura 338 doza Cannabis Sativa, përfshirë 144 doza në trajtë “gelato” me përqindje të lartë THC-je, si dhe një sasi kokaine. Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan edhe dy peshore elektronike, dy celularë dhe një automjet.
Njoftimi i policisë
Finalizohet si rezultat i një hetimi dymujor, me metoda proaktive, operacioni antidrogë i koduar “Target 4”.
Sekuestrohen 338 doza të lëndës narkotike Cannabis Sativa, një pjesë e tyre në trajtë gelato (me përqindje të lartë THC-je), sasi e kësaj lënde narkotike, sasi e lëndës narkotike Kokainë, 2 peshore elektronike, 2 celularë dhe 1 automjet.
Vihet në pranga 26-vjeçari që shiste lëndët narkotike në Mamurras.
Lëndët u gjetën të fshehura në hyrje të qytetit.
Specialistët e seksioneve për Hetimin e Narkotikëve dhe për Mbështetjen Operacionale të Hetimit, në drejtimin e Prokurorisë, finalizuan operacionin antidrogë, të koduar “Target 4”, gjatë të cilit, pas 2 muajsh hetime me metoda proaktive, u dokumentua veprimtaria kriminale e një shtetasi, në fushat e prodhimit dhe shitjes së lëndëve të ndryshme narkotike.
Konkretisht, u arrestua shtetasi D. Sh., 26 vjeç, banues në Mamurras.
Nga hetimi dhe ndjekja intensive e këtij rasti, në hyrje të qytetit, në një objekt të improvizuar, u gjetën të fshehura nga 26-vjeçari, dyshohet me qëllim shitjen në Mamurras, 194 doza të lëndës së dyshuar narkotike Cannabis Sativa, 144 doza të kësaj lënde në trajtë gelato me përqindje të lartë THC-je, sasi e së njëjtës lëndë, sasi e lëndës narkotike Kokainë dhe 2 peshore elektronike.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.
Top Channel