21/11 14:23
Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu ka deklaruar se beteja në zonën Rafah në jug të Rripit të Gazës do të jetë vendimtare për konfliktin ushtarak.
Sipas Netanyahut, operacioni ushtarak që Izraelit ka ndërmarrë në Rafah do të vendosë shumë gjëra në luftën e Rripit të Gazës me qëllim kryesor bllokimin e furnizmit të Hamasit me armatime dhe ushtarë të rinj.
“Beteja në Rafah është vendimtare. Nuk ka të bëjë vetëm me pjesën tjetër të batalioneve të tyre, por edhe me tubat e oksigjenit për të shpëtuar dhe për t’u furnizuar. Kjo betejë, pjesë e pandarë e së cilës jeni ju, është një betejë që do të vendosë shumë gjëra në këtë luftë”- u shpreh Netanyahu në një fjalim para ushtarëve izraelitë.
Top Channel