Aktori i Hollywood qëllohet papritur me grusht nga ‘burri i bëshëm’ në trotuarin e New York (fotot)

13/05/2024 21:49
Sulmuesi i dyshuar (majtas), Steve Buscemi (djathtas)

Aktori i vjetër amerikan Steve Buscemi është tronditur dje dhe më pas është trajtuar për disa plagë të lehta kur u qëllua papritur me grusht në fytyrë teksa ecte në trotuar në New York City.

Policia vendore tha për rrjetin CNN se po heton sulmin, i cili nuk duket se ka një motiv por vjen mes disa rasteve të ngjashme të pashpjegueshme të dhunës së qytetarëve ndaj njëri-tjetrit.

“Buscemi është sulmuar në qendër të Manhattan, një tjetër viktimë e akteve të pashpjeguara të dhunës në qytet”, tha publicisti i tij.

“Ai është mirë dhe i vlerëson urimet e dashamirësve, si dhe është i trishtuar për sjellje të tilla që shihen në shoqërinë aktuale”, shtoi përfaqësuesi.

Policia ishte informuar se një burrë 66-vjeçar ishte sulmuar me grusht në fytyrë nga një individ i paidentifikuar. Oficerët dërguan viktimën në qendrën shëndetësore Bellevue pasi pësoi gërvishtje, enjtje dhe pak gjakderdhje. Ende nuk janë bërë arrestime dhe hetimet vijojnë, thanë autoritetet.

Ata shtonin: “Sulmuesi i dyshuar përshkruhet si mashkull me ngjyrë, me bluzë blu, kapele të zezë bejsbolli,  atlete të bardha”.

Buscemi është vetë i lindur në Brooklyn, New York, dhe i njohur për role negative në filma si “Reservoir Dogs” (1992), “Fargo” (1996), si dhe serialet “Boardwalk Empire” e “30 Rock.”

FOTO GALERI
3/3
Sulmuesi i dyshuar (majtas), Steve Buscemi (djathtas)

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA