Modelja e rrjetit shokon me pretendimin se ‘Anne Frank jetonte shumë më mirë se ne sot’ (fotot)

09/05/2024 15:46

Naya Fácil një modele e njohur nga Kili që vizitoi shtëpinë-muzeum të Anne Frank gjatë një udhëtimi në Amsterdam tha se mbeti e shokuar nga masa e saj, duke thënë se Anne ‘jetonte shumë më mirë nga sa jetojnë njerëzit sot’.

Fácil, e cila ka miliona ndjekës në rrjet, tha se ishte shokuar nga madhështia e shtëpisë së shekullit të 17-të të Anne Frank në kryeqytetin holandez, ku më pas familja e saj ishte fshehur në bodrum për t’i shpëtuar nazistëve.

Teksa komentonte fasadën e shtëpisë, modelja 26-vjeçare e rrjeteve sociale tha për 2.4 milionë ndjekësit e saj: “Kjo ishte shtëpia e Anne Frank, gjysmën e të cilës ajo e kishte për vete. Ajo jetonte shumë më mirë nga sa jetojmë ne sot. Kjo është shtëpia e saj, dhe këto janë shtëpitë e tjera”.

Anne ishin fshehur në bodrumin e shtëpisë së tyre buzë kanalit për dy vjet para se të kapeshin nga Gestapo në vitin 1944, sipas të dhënave historike. Anne më pas kishte vdekur në kampin e përqendrimit Bergen-Belsen në fillim të 1945, në moshën 15 vjeçare.

Postimi i Naya silli reagime të përziera në faqen e saj ndërsa komuniteti hebre i Kilit nxiti modelen të merrte në konsideratë informacionet me simpati e respekt.

FOTO GALERI
6/6

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA