Amou Haji gëzonte reputacionin e ‘palakmueshëm’ si njeriu më i pisët në botë, pasi kishte mbijetuar pa prekur sapun me dorë prej 60 vitesh, sipas raportimeve.
Megjithse shumë njerëz nuk do ta duronin këtë titull, Amou Haji nuk dukej se merakosej se çfarë thonin të tjerët për të.
Lëkura e tij ishte veshur nga balta e ngurtësuar aq sa një shkrimtar që e vizitoi në vendin e tij Iran, tha se kur ai qëndronte palëvizur, nuk dallohej nga panorama e shkretë pasi ngjante si një gur.
Kjo sigurisht mund të jetë një arritje për disa, dhe e kundërta për të tjerë.
Haji – emri i të cilit është në fakt një term dashamirës për një person të moshuar në Iran, kishte qëndruar për gjashtë dekada pa u pastruar nga frika se ‘larja do ta sëmurte.’
Ai besonte se uji e sapuni shkaktojnë sëmundje, kështu që i shmangej atyre sikur të ishin murtaja, edhe pse lëkurën e kishte me infeksione prej papastërtive të akumuluara.
94-vjeçari jetonte në një kasolle që ia kishin ndërtuar fshatarët e zonës qendrore iraniane Dejgah, dhe gjithashtu kishte zakone të çuditshme të ushqimit dhe të të pirit.
Ushqimi tij i preferuar raportohet se ishte iriq i pjekur, ose kufoma të kafshëve të tjera të vdekura që gjente.
Por megjithë zakonet e tij ekstreme të papastërtisë Haji jetoi deri në të 90-at e tij.
Burri më i pisët në botë vdiq më 23 tetor, 2022, pak pasi fshatarët më në fund e bindën të bënte një banjë.
Prej kohësh njerëzit e fqinjët i thonin Haji të pastrohej por ai ngulte këmbë në mënyrën e tij.
Ai shpjegonte se ofertat e ujit, banjës apo ushqimit nga banorët e trishtonin, duke shtuar se ishte i lumtur me jetën e tij.
Por sipas mediave lokale, kur ai më në fund u bind ndaj presionit për të bërë banjë, më vonë u sëmur dhe vdiq.
Megjithatë Haji la një trashëgimi debati mbi rëndësinë e higjenës.
Njerëzit mësuan për jetën e tij në një dokumentar të titulluar “Jeta e çuditshme e Amou Haji”, që u publikua në 2013.
Top Channel