VIDEO/ Aksident i frikshëm! Shoferi harroi të vendoste frenat e dorës, kamioni pa kontroll plagos 29 nxënës

03/05/2024 07:53

Një aksident i tmerrshëm që plagosi rëndë 29 nxënës të moshës 9 deri në 16 vjeç ndodhi gjatë një ngjarjeje në Kirgistan, kur një kamion filloi të ecte pa kontroll tatëpjetë pasi shoferi i tij kishte harruar të vendoste frenat e dorës.

Aksidenti , nga i cili tetë fëmijë janë shtruar në ICU dhe 11 të tjerë në spital, është kapur nga një dron. Në video shihet kamioni, i cili lëviz drejt nxënësve, ndërkohë që ata nuk e shihnin dot sepse ishin të kthyer me kurrizin mbrapa.

Sipas informacioneve, drejtuesi dhe personat që ishin përgjegjës për sigurinë e ngjarjes, kanë “ndjekur” kamionin i cili ka vazhduar rrugën e pakontrolluar për disa metra.

Aksidenti po hetohet nga autoritetet e Kirgistanit.

 

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA