
23/02 23:03
Një oficer policie qëlloi aksidentalisht me armën e tij në kampusin e Universitetit të Kolumbias, ndërsa largonte protestuesit pro-palestinezë nga një ndërtesë të martën, tha Departamenti i Policisë së Nju Jorkut.
Askush nuk u lëndua dhe plumbi u gjet në një mur aty pranë. Rasti është duke u hetuar, thanë zyrtarët e qytetit.
Policia arrestoi 112 protestues këtë javë pasi drejtuesit e kolegjit kërkuan ndihmë për të shpërndarë protestuesit nga kampusi në Manhatan.
NYPD mbajti një konferencë shtypi të premten për të bërë publike këtë çështje, pas disa ditësh kritikash për fshehjen e incidentit, të ndodhur tre ditë më parë.
Top Channel