Protesta e opozitës para Bashkisë së Tiranës një ditë më parë është përfshirë nga dhuna.

Protesta e cila nisi në orën 16:30, startoi me fjalime nga anëtarë të opozitës e më pas protestuesit lëshuar fruta e perime, vezë e bomba molotov drejt bashkisë, me thirrjet për largimin e Erion Veliajt.

Përplasje pati edhe me Policinë e Shtetit, që ruante rendin, teksa janë rrëzuar barrierat metalike dhe disa prej përfaqësuesve të opozitës kanë tentuar që të futen brenda godinës me forcë, për të marrë pjesë në mbledhjen e këshillit të bashkisë.

Pas tentative të tyre, kanë qenë protestuesit ata të cilët janë përplasur fizikisht me policinë, çka ka sjell më pas përdorimin e gazit lotsjellës për t’i shpërndarë.

Gjatë protestës ka pasur edhe një incident, ku njërit prej efektivëve i ka rënë të fikët. Sakaq, policia ka shoqëruar disa protestues në komisariat.

Gjatë protestës, deputetja Albana Vokshi është pëleshur me njërën nga policet para bashkisë.

 

FOTO GALERI
2/6

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA