Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj mbi shtatë orë në SPAK, pyetet për dosjen e inceneratorit të Tiranës
30/04/2024 15:04
Kryebashkiaku i Tiranë, Erion Veliaj është paraqitur mëngjesin e sotëm (e martë, 30 prill) rreth orës 09:00 në Prokurorinë e Posaçme Antikorrupsion.
Prej më shumë se shtatë orësh ai ndodhet në ambientet e brendshme të këtij institucioni, i shoqëruar edhe nga disa prej bashkëpunëtorëve të tij.
Sipas gazetares së Top Channel, Anila Hoxha, ai është thirrur nga prokurori i posaçëm Dritan Prençi për dosjen e inceneratorit të Tiranës.
Gjatë momentit që është paraqitur në SPAK, ai është përplasur me militantë të PD dhe drejtues të kësaj partie, në hyrje të godinës.
Kujtojmë se Veliaj ka deklaruar më parë se do të paraqitej vetë në SPAK.
Top Channel