Çifti që fluturonte në klasin ‘biznes’ thonë se u trajtuan si në ‘linjat ekonomike’ nga stafi i avionit (fotot)

30/04/2024 16:57

Anjali e Ravi Gupta janë ankuar së fundmi në media se janë trajtuar si “pasagjerë ekonomikë” në një fluturim të kohëve të fundit.

Çifti e krahasonte eksperiencën e tyre në avion me atë të ‘njerëzve si bagëti’(vetëm se me më shumë hapësirë para këmbëve) pasi mekanizmi i shtrirjes së sediljeve të tyre nuk funksiononte, megjithë ishin në “kategori biznes”.

Anjali e Ravi ishin ankuar aq shumë sa tashmë kanë marrë $2,000 dollarë nga linja ajrore për “mundimin e tyre fizik e mendor”.

Në gjyqin e çështjes u tha se dyshja nuk kishte arritur të flinte gjatë fluturimit të tyre prej gati pesë orësh nga India drejt Singaporit.

Më pas mekanizmi elektrik në sediljet e çiftit Guptas nuk kishte funksionuar më.

Por funksioni i tij manual ishte në rregull dhe stafi fluturimit duhet të vinte te ata për të lëvizur sediljen sa herë që kishin nevojë, u tha në gjykatë.

Zoti e zonja Gupta kishin paguar 700 dollarë secili për sediljen por nuk ishin të kënaqur me shërbimin e marrë.

Pasi u detyruan të padisnin linjat Singapore Airlines, ata përfituan secili 1000 dollarë për dëmin fizik dhe mendor gjatë fluturimit, shkruan rrjeti India Today.

Një zëdhënës i linjave ajrore tha: ‘Megjithse funksioni automatik i sediljes së zotit e zonjës  Gupta pësoi defekt, funksioni manual punonte gjatë fluturimit të tyre. Për fat të keq nuk u gjenim dot sedilje të tjera në pjesën e klasit ‘biznes’ të avionit”./Metro.co.uk/

FOTO GALERI
3/3

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA