Një 23-vjeçar ka rënë në pranga dhe një tjetër është vënë në kërkim për kultivim kanabisi në Malësinë e Madhe.
Gjatë kontrollit të ushtruar në një banesë dykatëshe në fshatin Bzhetë, në një ambient të përshtatur me llamba, u gjetën të kultivuara 145 bimë të dyshuara narkotike kanabis, një sasi lënde e dyshuar narkotike kanabis 64 llampa, 64 rritës energjie dhe sende të tjera që shërbenin për kultivimin.
Në pranga ra 23-vjeçari Xhoni Gjekaj dhe është shpallur në kërkim 30-vjeçari Françesk Macoraj i cili është pronari i kësaj banese.
Gjithashtu kanë referuar materialet në Prokurori ku ka nisur procedimi në gjendje të lirë për shtetasit E. C., 35 vjeç, A. H., 51 vjeç, P. Z., 54 vjeç, P. S., 61 vjeç dhe S. H., 55 vjeç, të gjithë punonjës të OSHEE-së, për veprën penale “Shpërdorimi i detyrës”.
Materialet procedurale i kanë kaluar Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, për veprime të mëtejshme.
Top Channel