Policia gjen të kërkuarin të fshehur brenda dollapit të kuzhinës (fotot)

12/04/2024 16:29

Një burrë që i largohej policisë arriti të fshihej brenda një dollapi në kushinë por u kap përsëri nga oficerët në Skoci.

I kërkuari raportohet se ishte fshehur në dollap në shtëpinë e ish-gruas së tij në Edinburgh teksa kërkohej për shkelje të urdhrit të mbrojtjes ndaj saj, por kur oficeri hapi dollapin në kuzhinë gjeti burrin të mbledhur ‘top’ që fshihej brenda.

Policia e Edinburgh jepte njoftimin në faqen e saj në Facebook teksa shkruante: “Kush kërkon gjen. Pas raportimit të një burri për shkelje të urdhrit të mbrojtjes ndaj adresës së ish-gruas, oficerët u paraqitën dhe nisën kontrollin e pronës, ata e gjetën atë brenda një dollapi të kuzhinës”.

Kjo nuk është hera e parë që hajdutët gjejnë vende nga më të çuditshme për t’u fshehur.

Një burrë në Australi raportohet se kishte kaluar 36 orë në një pusetë duke u thënë kalimtarëve se “po kërkonte celularin” por në fakt i fshihej policisë që e kërkonte për një aksident.

Një tjetër burrë ishte fshehur në çatinë e shtëpisë pas ardhjes së policisë që zbuluan fermën ilegale të kanabisit.

Siç është raportuar më parë, shqiptari Edmond Lika tentoi t’i shpëtonte policisë duke qëndruar në çatinë e shtëpisë së tij, por rrjedhimisht u kap dhe u arrestua.

Oficerët kishin gjetur në shtëpinë e tij 200 bimë kanabis në gjashtë dhomat e tij, që rriteshin me drita artificiale, shkruan rrjeti britanik Metro.

FOTO GALERI
2/3
Një burrë në Australi raportohet se kishte kaluar 36 orë në një pusetë duke u thënë kalimtarëve se “po kërkonte celularin” por në fakt i fshihej policisë

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA