Tre të katërtat e pjesëmarrësve në sondazh thonin se besonin në ekzistencën e formave të tjera të jetës inteligjente në planete të tjera ose në tokë.
Tre të katërtat e banorëve të Rusisë besonin se është e mundur ekzistenca e alienëve, thuhej në rezultatin e sondazhit të grupit vendas VTSIOM.
Shifra shënonte një rritje prej 14% në krahasim me sondazhin e ngjashëm të kryer në 2008.
Në sondazhin e fundit 36% e rusëve besonin në ekzistencën e formave inteligjente të jetës nga jashtë planetit, ndërsa 39% thanë se kjo mund të jetë e vërtetë ‘por nuk ka shumë gjasa’.
Ndërkohë një në çdo pesë njerëz thanë se nuk besonin se ekzistojnë alienë në planete të tjera.
Sipas sondazhit, 66% e njerëzve besonin se “në të ardhmen njerëzit do të jetojnë në planete të tjera”, në krahasim me vetëm 51% që kishin pohuar këtë në vitin 2008.
Një e treta e të anketuarve thanë se besonin se fenomenet e hapësirës kishin ndikim në jetën e njerëzve.
33% përqind e pjesëmarrësve besonin se fenomenet e hapësirës kishin pasoja negative në jetën e njerëzve, madje 15% e tyre ankoheshin për rritje të tensionit të gjakut, dhimbje të kokës apo marrje mendsh.
27% e të anketuarve besonin se kishte lidhje mes femomeneve të hapësirës dhe ndryshimeve në mjedisin e motin e tokës, shkruajnë mediat vendase.
Sondazhi i agjencisë VTSIOM u krye më 5 prill mbi një mostër përfaqësuese të popullsisë, prej 1,600 të anketuarish mbi 18 vjeç.
Mediat ruse thonë se sondazhi u krye me rastin e Ditës së Hapësirës në Rusi më 12 prill, kur raportohet se u krye fluturimi i kosmonautit 27 vjeçar Yuri Gagarin në 1961.
Top Channel