Roger Waters quan vokalistin e U2, Bono “të neveritshëm” për komentet mbi Lindjen e Mesme (fotot)

01/04/2024 18:44

Kreu i grupit legjendar Pink Floyd, Roger Waters ka bërë kritika të ashpra kolegut irlandez të grupit ‘rock’ U2’s duke qujatur vokalistin Bono, ‘jashtëqitje e neveritshme’. Denoncimi erdhi në një intervistë të muajit të shkuar të Waters, ku dënonte Bono për komentet në lidhje me konfliktin brutal dhe fushatës së Izraelit kundër Hamas në Gaza.

Në një koncert në Las Vegas, Bono kishte ndaluar një moment për të kujtuar “viktimat e 7 tetorit në sulmin e Hamas në festivalin izraelit Supernova”.

Më pas ai modifikonte lirikat e tekstit të tij duke kënduar: “Mëngjesin e 7 tetorit, agimi ngjitet në qiellin e shkretëtirës… Yjet e Davidit, ata kërkojnë ekzistencën tënde por nuk morën dot dinjitetin tënd”.

Kantautori i Pink Floyd, Waters, dënonte qëndrimin “hipokrit” të Bono në një dialog me rrjetin Al Jazeera duke quajtur komentet e tij “të neveritshme”.

“Më të vjetrit gjithmonë na këshillojnë se kur përballemi me dilema të forta, duhet vetëm të mësojmë, të futemi në literaturë, dhe rrjedhimisht përgjigja bëhet e qartë dhe e thjeshtë: vepro me dinjitet”, tha ai, duke iu referuar gjithashtu detajeve familjare për vdekjen e të atit në Luftën e Dytë Botërore.

Ai sugjeroi se të njohurit e Bono duhet ta kritikojnë derisa ai të heqë dorë nga ‘sjella e neveritshme”, shkruan rrjeti Loudwire.

“Në duhet të përballemi me individë të tillë, të dënojmë pikëpamjet e tyre si të liga, diskriminuese … që mbështesin shtypjen sioniste. Një javë më parë në Las Vegas, ai  bënte serenatë Yjeve të Davidit, në një prej shfaqjeve më të pista që kam dëshmuar ndonjëherë.”

Waters ka shprehur dhe më parë dënimin e tij për veprimet e ushtrisë së Izraelit në Palestinë dhe e akuzon shtetin hebre se përdor termin ‘anti-Semit’ për të bërë të heshtin kritikët si ai.

Ndërsa U2 përdorën koncertin e tyre të zakonshëm në Las Vegas përsëri për politikë,. Duke ia dedikuar liderit të opozitës ruse Alexei Navalny, i cili vdiq papritur në burgim më 16 shkurt.

FOTO GALERI
3/3

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA