Video/ Atletet joshëse gjermane dalin me vrap nga deti kur një ‘vjedhës’ i pazakontë u merr sendet në breg (fotot)

29/03/2024 16:42

Në pamje shihen momentet kur sportistet bukuroshe gjermane Alicia Schmidt e Michelle Janiak dalin të alarmuara nga banja në det, kur shikojnë një ‘hajdut’ që ngacmon mes sendeve të tyre në breg.

Dyshja e sportisteve vrapuese ishin duke bërë një pushim në plazhin e Kogel Bay, në Afrikën e Jugut dhe po regjistronin videon nga bregu teksa bënin banjë në ujin e oqeanit Indian.

25 vjeçarja Schmidt, 25, e quajtur nga mediat si ‘atletja më seksi në botë’, kishte postuar më herët disa filmime  duke shëtitur bashkë me Janiak në brigjet e plazhit të izoluar, të rrethuar me kodra të gjelbëruara.

Schmidt është me rroba-banje të gjelbra kurse Janiak shfaq format e saj me bikini blu.

Por teksa bëjnë banjë në ujin e valëzuar ato shfaqin shprehje të alarmuar në fytyrë dhe dalin me nxitim drejt rrobave që kanë lënë në breg

Fillimisht nuk kuptohet se çfarë po ndodh por më pas shihet se ‘fajtori’ për trazirën është një majmun babun, që ka vjedhur nga vajzat një pako ushqimi, të cilën po e shijon mbi një shkëmb të ulët disa metra më larg, duke shikuar me kuriozitet nga te rejat.

Schmidt nis të filmojë dhe majmunin duke u përtypur me frutat e thata që ka marrë nga çanta e atletes.

Ajo kishte shpërndarë pamjet në rrjetin TikTok, ku pati reagime të shumta nga ndjekësit e saj.

Vrapuesja ka konkurruar në gara të ndryshme dhe ka qenë pjesë e skuadrës olimpike gjermane në Olimpiadën Tokyo 2020 .

Ndërsa 26 vjeçarja Janiak, 26 ka fituar disa medalje vrapimi për Gjermaninë.

Disa kohë më parë e reja ishte në faqet e mediave pasi refuzoi një kontratë joshëse sponsorizimi nga Hugo Boss duke thënë se kishte “kushte të sikletshme” për të pranuar.

Ajo shton se të ardhurat e saj janë €700 paundë në muaj nga enti shtetëror i sporteve për pjesëmarrjet në eventet ndërkombëtare, si dhe shpërblime nga fitore të mundshme në kompeticione.

“Dy muaj më parë mora një ofertë nga një firmë e njohur por nuk isha e bindur. Nuk isha e bindur me kushtet e punës”,  tha ajo, pa specifikuar çfarë i kishin kërkuar në akordin e sponsorizimit.

Schmidt ka folur më parë për vështirësitë e gjenerimit të të ardhurave për atletët. “Është e vështirë të nxjerrësh jetesën vetëm nga sporti”, tha vrapuesja për mediat gjermane. /DailyMail/

FOTO GALERI
4/4

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA