Fshatari meksikan mbijeton në dyluftimin me pumën, tregon si arriti të vrasë luanin e malit (fotot)

18/03/2024 21:50

Ai thotë se ‘e kapi kafshën mes këmbëve dhe e rrahu për vdekje’, shkruan rrjeti TheSun.

Një fermer i guximshëm thotë se luftoi me pumën vetëm me duart e tij te zhveshura dhe si rezultat e vrau.

47 vjeçari Juan José Verdines Torres, tregonte plagët e shumta por relativisht të lehta që pësoi gjatë dyluftimit me kafshën vrasëse në zonën rurale Magueyes, Meksikë.

Juan ishte me ndihmësin e tij 20-vjeçar Eliud de la Rosa Juárez kur hasën në pumën agresive.

Dyshja kishin dalë për të kërkuar kafshë që nuk ishin kthyer në fermë pas kullotjes, dhe sipas raportimeve kishin gjetur trupin e një viçi që dukej se ishte vrarë nga puma.

Por ata nuk e dinin se kafsha ishte ende aty pranë dhe rrjedhimisht ajo doli në pamje duke kapur dyshen të papërgatitur.

Fermeri hero nuk u tremb dhe thotë se luftoi dhe e mundi pumën duke e vrarë.

Nuk dihet sa të vërteta janë pohimet e tij por burri thotë se e kapi kafshën në mes të dy këmbëve dhe nisi ta godiste, ndërsa ndihmësi i tij shkoi për të kërkuar ndihmë.

Kur zyrtarët e mbrojtjes civile erdhën për të shpëtuar Juan nga kafsha e egër, e gjetën këtë të fundit të ngordhur.

Juan pësoi disa plagë teksa luftonte me bishën dhe po merr trajtim në spital. Në pamje të publikuara ai tregon se plagët më të rënda i pësoi në këmbë.

Tashmë dueli heroik i Juan me pumën është bërë tema kryesore në fshat dhe vendasit e quajnë atë hero.

Në një tjetër episod të ngjashëm të ‘mizorisë ndaj kafshëve’, një video tregon sesi një fqinj i nevrikosur kishte lidhur qenin e vogël në një shtyllë, pasi kishte urinuar në pjesën e tij të kopshtit.

Doqui raprotoeht se kishte mbetur i traumatizuar kur ishte lidhur në shtyllë me ngjitëse nga fqinji i nevrikosur, i cili i kishte mbyllur dhe gojën që të mos mund të lehte.

Një i njohur mizor i fqinjit kishte regjistruar skenën, në tentativën hakmarrëse për t’i dhënë kafshës së vogël “një mësim të mirë”.

Në video, ai thotë: “I thashë pronarit ta mbante qenin të lidhur, por nuk e bëri. Ja si e pëson tani”.

Në të tjera zhvillime të botës së kafshëve me njerëzit, një krokodil 5 metra i gjatë raportohet se kishte ngulur dhëmbët te kujdestari i kopshtit zoologjik.

Eksperti i zvarranikëve thuhet se ishte duke i demonstruar vizitorëve krokodilët e parkut Crocodile Creek në Afrikën e Jugut, kur u sulmua papritur.

Kujdestari i krokodilëve po e ngacmonte bishën me një shkop në kokë, teksa ishte brenda ndarjes së tij.

Por krokodili Nilit njihet për kafshimin më të fuqishëm në botë dhe rrjedhimisht i nguli dhëmbët burrit.

Turistët nisën të ulërinin nga frika derisa kafsha u step dhe e lëshoi kapjen, duke lejuar që kujdestari të ngrihej të vraponte për të shpëtuar. /TheSun/

FOTO GALERI
4/5
Në të tjera zhvillime të botës së kafshëve me njerëzit, një krokodil 5 metra i gjatë raportohet se kishte ngulur dhëmbët te kujdestari i kopshtit zoologjik.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA