Ernest Muçi ka shënuar golin e dytë me fanellën e Besiktas.

Sulmuesi kuqezi shndërroi në gol një pasim të Milot Rashicës, i cili shërbeu nga e djathta drejt qendrës, aty ku 22-vjeçari goditi saktë dhe arriti që të ngushtojë diferencën mes Besiktas dhe Alanyaspor, sfidë që u mbyll 1-2 në favor të miqve.

Ky është realizimi i dytë për sulmuesin nga Tirana, i cili është përshtatur në mënyrë të shkëlqyer tek Besiktas dhe është kthyer në një titullar fiks.

Muçi u transferua gjatë merkatos dimërore nga Legia drejt gjigantëve turq për shifrën e 10 milionë eurove.

Golin e parë në Turqi Muçi e ka shënuar më 25 shkurt në ndeshjen ndaj Istanbulsporit, teksa vlen të theksohet se futbollisti nga Tirana është shndërruar në një titullar të padiskutueshëm te gjigantët turq…

Në minutat shtesë Beshiktashi fitoi një penallti, që u ekzekutua nga Rashica, por pas protestave të futbollistëve miq dhe ndërhyrjes së VAR-it goli u anulua.

Nga pamjet e përsëritura duket qartë se Rashica ka rrëshqitur dhe e ka prekur topin me të dyja këmbët, çka është e parregullt./ Super Sport

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA