Vini Jr bën “show”, Brazili “fluturon” në krye të Grupit C
Pas plot 52 vitesh mungesë, Haiti është rikthyer në Kupën e Botës për të shkruar sërish historinë!
Kombëtarja nga Karaibet, e para me shumicë popullsie me ngjyrë nga ai rajon që kualifikohet në një Botëror, po çmend analistët në ndeshjen e sotme kundër Marokut (2-2). Me vetëm 32% mbajtje topi dhe vetëm 3 gjuajtje në portë, ata kanë shënuar dy herë, duke treguar një efikasitet të jashtëzakonshëm.
Kjo paraqitje bombastike rikthen fantazmën e debutimit të tyre të vetëm në vitin 1974. Atëherë, sulmuesi legjendar Emmanuel Sanon shënoi të vetmit dy gola të Haitit, por njëri prej tyre tronditi botën: goli i 17 qershorit kundër Italisë, i cili theu rekordin absolut prej 1143 minutash pa pësuar gol të portierit mitik Dino Zoff. Atëherë u cilësua një “skandal” i vërtetë sportiv, ndërsa sot, gjysmë shekulli më vonë, haitianët po vërtetojnë se kur luajnë në Botëror, vijnë fiks për të prishur llogaritë e të mëdhenjve!
Top Channel